Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pukë pasi ka dhunuar bashkëshorten.
Policia ka arrestuar E.S banues në fshatin Lumzi.
Njoftimi i policisë:
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në fshatin Lumzi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.’- njofton policia.